Prizren: Sulmoi dy vëllezërit me mjete të forta, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi dyshohet se kishte sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.

Ndërsa, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes.

Tutje është theksuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në ora 21:43.