Foto: Ilustrim

Prizren, një i arrestuar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur të hënen rreth orës 11:00 në Prizren.