Foto: Ilustrim

Prizren - e rrah komshiun përfundon në pranga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes dy personave fqinjë mes vete në Prizren, nga e cila njëri ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë ndërsa tjetri është arrestuar.

Si pasojë e rrahjes viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe ka marr tretman mjekësor, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.