Privim i kundërligjshëm nga liria, arrestohen dy të dyshuar

Lidhur me një rast të dyshuar të privimit të kundërligjshëm nga liria dhe vetëgjyqësi që kishte ndodhur më 5 shkurt në Fushë-Kosovë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dëshuar.

Personat që janë prangosur janë E.A., 22-vjeç dhe A.R., 26-vjeç, të dy shtetas të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy thika, një antiplumb etj.

Pas intervistimit, personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit të prokurorit të shtetit.