Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pritet rishikimi i masave në komunat me rrezikshmëri të lartë me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësië, Armend Zemaj gjatë mbledhjes së Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, tha se do të rishikohen masat e kufizimit të lëvizjes nëpër komunat me rrezikshmëri të lartë të infeksionit.

“Sot e kemi edhe vlerësimin e rasteve nëpër komunat e Kosovës, do të shohim nëse në komunat qe janë në zonën e kuqe do të ketë nevojë për rishikim të masave dhe gjithashtu nëse do të ketë rrezikshmëri aq të madhe do të rishikojmë dhe nëse është nevoja do të ketë edhe kufizim të lëvizjes”, tha ai.

Majori i Policisë së Kosovës, Arbresh Ajvazi gjatë kësaj mbledhje tha se lokalet e natës po janë vështirë të menaxhueshme.

Ajvazi ka propozuar që këto lokale të mbyllen për një periudhë.

“Lokalet e natës po janë vështirë të menaxhueshme. Kemi lokale që brenda javës janë dënuar mbi pesë herë. Ne propozojmë që këto lokale të mbyllen për një periudhë më afatgjate”, tha ai.