foto: Ilustrim

Prishtinë: Zënka mes të rinjve përfundon me plagosje

Një person është vetë-plagosur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se mbrëmë në rrugën “Enver Zymberi” kishte ndodhur në plagosje me armë zjarri.

Dyshimet deri te plagosja sipas policisë ishte një zënke mes disa të rinjve. I plagosuri ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKUK ndërsa kishte deklaruar në polici se ishte vetë-plagosur aksidentalisht.

Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë.

Në lidhje me rastin ishte njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.