Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, vdes një fëmijë në aksident trafiku

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Mehmet Ali Vrioni” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një kamionetë dhe një këmbësor, fëmijë i lindur në vitin 2020.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit është ndaluar ngasësi i automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriçimin e  rrethanave të këtij aksidenti.