Ilustrim

Prishtinë, të shtëna me armë në drejtim të një personi

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se ka qenë cak i dy personave të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë në drejtim të tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ora 23:10, derisa personi ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe dy personat e panjohur i kanë bërë me shenjë që të ndalet dhe tek pasi është ndalur njëri nga personat ia ka ekspozuar armën.

Policia thotë se pas kësaj viktima ka tentuar të ik, por njëri nga i dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar në veturë me katër predha.

Policia pas kësaj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka pasur lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij.

Policia thekson se të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.