Foto: Ilustrim

Prishtinë - Sulmon fizikisht një grua, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë i dyshuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Tutje policia sqaron se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor dhe me dëshirën e saj është dërguar në strehimore.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:15, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.