Ilustrim

Prishtinë, ndalohen për 48 orë katër të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Nga hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën – lëndim i rëndë trupor, që ka ndodhur më 02.06.2024 në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, puna e hetuesve policorë  është finalizuar sot, më 06.06.2024, me ç’rast pas marrjes së disa veprimeve operative është arritur të identifikohen dhe sigurohet prezenca e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.