Shirit i Policisë - Foto: REL

Prishtinë, hidhte nga dritarja e banesës sende të forta, rrezikonte kalimtarët e rastit

Policia ka arrestuar dje rreth orës 18:30 një person të dyshuar pasi që nga banesa e tij, kati i katërt, nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta, ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar ta hapte derën.

Me ndihmën e vëllait të tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësor, pasi që dyshohej se i dyshuari ka probleme.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.