Tiketa e Policisë FOTO-RTV21

Prishtinë, arrestohet se kanosi policët që e dënuan për kundërvajtje

Një i dyshuar është arrestuar sepse ka kanosur zyrtarët policorë pasi ka pranuar një tiketë për kundërvajtje.

Sipas policisë, i njëjti gjatë arrestimit duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje  për 48 orë.