Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë - Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual të fëmijëve

Policia e Kosovës njofton dje rreth orës 17:40 në kryeqytet është arrestuar një burrë i dyshuar për ngacmim seksual të fëmijëve përmes rrjeteve sociale.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil.

Sipas njoftimit të policisë me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.