Ilustrim

Prishtinë, arrestohet 41 vjeçari i dyshuar për katër raste të vjedhjeve

Një burrë në Prishtinë është arrestuar dje nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje.

Sipas Policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

“Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 4 raste të vjedhjeve”- ka njoftuar PK.

41 vjeçari me inicialet S. O. është arrestuar dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar tutje Policia.