Prezantoi certifikatë false të vaksinimit, i refuzohet hyrja në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në linjën hyrëse, një personi Maqedonisë së Veriut ka prezantuar letërnjoftimin dhe certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Gjatë kontrollimit te certifikatës është dyshuar se certifikata është falsifikuar.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se certifikatën e kishte marrë në mënyrë jo të rregullt pa i marrë dozat e vaksinimit.

Me vendim te prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i refuzohet hyrja në Kosovë.