Pretendimi i Vuçiqit: Valuta euro përdoret kundërligjshëm në Kosovë

Duke pretenduar se Kosova është pjesë e Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se përdorimi i euros në territorin e Kosovës përdorët në mënyrë të kundërligjshme.

Deklarata e tij u bë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila wshtw thirrur nga Serbia pas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme, e cila parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euroja.

“Do të vë në pah edhe një fakt tjetër të padiskutueshëm. Duket e diskutueshme që euro është futur në territorin e Kosovës si tender i vetëm ligjor në mënyrë dukshëm të kundërligjshëm sepse është bërë me vendim të njëanshëm të lidershipit politik në Prishtinë” – tha Vuçiq.

Tutje ai arsyetoi këtë deklaratë duke pretenduar se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Presidenti serb gjatë fjalimit të tij, pretendoi se rregullorja e BQK-së mund të krijoj dëm të pariparueshëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë, duke shtuar se mbijetesa i serbëve në Kosovë në masë të madhe bëhet nga asetet në dinar që tha se vijnë nga Qeveria e Serbisë.

Madje, Vuçiq vlerësoi se ky veprim është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj serbëve të Kosovës. Ai në vazhdimësi përmendi se “ka persekutim ndaj serbëve në Kosovë”.

Kjo më pas u mohua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se një ide e tillë është thjeshtë gënjeshtër.

“Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitetit serb është thjeshtë gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare” – tha shefi i Qeverisë së Kosovës.

“Serbët që largohen nga Kosova dhe ata që largohen nga Serbia e bëjnë këtë për të kërkuar mundësi në Europë, jo për t’i ikur ndonjë spastrimi etnik” – tha kryeministri i Kosovës.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), është thirrur me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe për shkak të mbylljes së disa komunave paralele serbe.

Në këtë seancë, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Serbia përfaqësohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Nga 1 shkurti në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme. Rregullorja parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euroja, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Të gjitha institucionet financiare që do të importojnë para në Kosovë nga 1 shkurti do të duhet të kenë një leje speciale dhe autorizim nga BQK.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë – prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë – si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i rregullores po bëhet përmes një periudhe tranzicioni, duke insistuar se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit serb.

Vendimi për Rregulloren e BQK-së u kritikua nga diplomatë e organizata ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Komisioni Europian kanë kritikuar Kosovën për veprim të njëanshëm dhe të pakonsultuar.

Në këtë seancë, Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërkaq Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti i quan gënjeshtër pretendimet e Vuçiqit se Kosova po kryen persekutim ndaj serbëve