Presidentja Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar nga autoritetet shtetërore të Malit të Zi për të marrë pjesë në ceremoninë e inugurimit të presidentit të ri atje Jakov Milatoviq.

Inaugurimi do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani sipas njoftimit të zyrës për media, ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.