Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Osmani dhe kryetari i KQZ-së flasin për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të 4 komunave veriore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar ë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

“Temë qendrore e diskutimit ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërsa kryetari Radoniqi ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit.