Presidenti ukrainas, Zelenskyy: Ne e kemi kontrollin e Kievit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka insistuar këtë mëngjes se forcat e brendshme janë në kontroll të Kievit, pavarësisht raporteve për luftime gjatë natës.

Në një video-adresim Zelenskyy shtoi se Ukraina ka nën kontroll “pikat kyçe rreth qytetit”.

Ai shtoi se populli ukrainas ka “fituar të drejtën” për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ky do të ishte një “moment kyç i mbështetjes”.

Zelenskyy, i cili mendohet se është ende në Kiev, shtoi se ai shpreson që Hungaria dhe Gjermania “ta kenë guximin” ta bojkotojnë përdorimin e sistemit të mesazheve ndërbankare SWIFT nga Rusia.

Ai e përfundoi deklaratën e tij me një thirrje për armë, duke shtuar: “Duhet ta ndalojmë këtë luftë, mund të jetojmë në paqe”.

Sot, është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse/Sky News