Foto: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Facebook

Presidenti i Shqipërisë në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, shëtit me presidenten Vjosa Osmani në Gërmi dhe sheshet e Prishtinës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar Kosovën sot më 11.06.2024, një ditë para 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Bashkë me homologen e tij, Vjosa Osmanin, ata kanë shëtitur në parkun e Gërmisë dhe sheshet e kryeqytetit.

Dy presidentët kanë publikuar dhjetëra fotografi nga takimet e tyre me qytetarë në Prishtinë.

“Fytyra të buzëqeshura, gëzim e shpresë! Siç i ka hije Prishtinës në prag të Ditës së Çlirimit” – ka shkruar Osmani në njërin prej postimeve.
Ardhja në Kosovë nga Begaj u konsiderua si ardhje në shtëpi. “Sërish në Prishtinë, sërish në shtëpi, sërish bashkë” – shkroi ai në Facebook.

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit, në Kosovë dje erdhi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama me të cilin Osmani u takua në Presidencë.