Presidenti i Malit të Zi: Janë vënë në lëvizje mekanizmat për një ‘Serbi të Madhe’

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë për përdorimin e Kishës Ortodokse Serbe për të minuar qeverinë pro-perëndimore të vendit të tij ndërsa kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjukanoviq, i cili ka qeverisur për më shumë se tre dekada, në një interevistë për Reuters, ka thënë se takimet kundër një ligji për fetë të cilat janë udhëhequr nga klerikët ortodoksë serbë kishin për qëllim “të vinin në dyshim pavarësinë e Malit të Zi”.

“Nëse po pyesni nëse kjo është një vazhdimësi e shkatërrimit (e mbetur në tentativë) e Malit të Zi dhe pengimi i qëllimit të saj për të vazhduar rrugën e saj drejt … Integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike, nuk ka dyshim në këtë,”  tha Gjukanoviq për Reuters.

“Moska ishte e paqartë në deklarimin e interesave të saj në problemin e vazhdueshëm (për fe) në Mal të Zi”, shtoi ai.

Gjukanoviq akuzoi Beogradin për ringjalljen e konceptit nacionalist për një Serbi të Madhe që kontribuoi në luftërat ballkanike të viteve 1990 dhe kolapsin e ish-Jugosllavisë.

“Ne nuk kemi dyshim se … të gjithë mekanizmat për zbatimin e projektit për një Serbi të Madhe … janë vënë në lëvizje dhe se Mali i Zi është gjithashtu objektivë”, tha ai për Reuters.

Në anën tjetër, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, i hodhi poshtë fjalët e Gjukanoviqit, duke thënë se “askush nuk mund të minojë veprimet e tij më shumë se ai vetë”

Edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka hedhur poshtë komentet e Djukanoviq.

“Jam i befasuar nga retorika e Presidentit Gjukanoviq … Serbia ka braktisur vitet 1990 shumë kohë më parë dhe i është drejtuar të ardhmes”, tha Brnabic, duke shtuar se Serbia po kërkonte për serbët në Mal të Zi vetëm të drejtën e gjuhës dhe fesë së tyre.