Presidenti i Bullgarisë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nesër do të vijë për vizitë dyditore zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, ceremoni që do të mbahet më 22 dhjetor, në ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas presidentja Osmani dhe presidenti Radev do të mbajnë konferencë për media.