Prej sot Trafiku Urban qarkullon nga Prishtina për në Keçekollë dhe Prapashticë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se prej sot, Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë.

“Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, ka thënë Ahmeti në rrjetin social Facebook.