Ilustrim: Falsifikim i parasë

Pranoi 406 euro të falsifikuara për 2 muaj rresht, lajmëron rastin në Polici

Një burrë ka njoftuar në Policinë e Kosovës se nga data 15.03.2024 deri më 26.05.2024 ka pranuar para të dyshuara të falsifikuara në vlerë prej 406 euro.

Sipas organeve të rendit monedhat janë konfiskuar dhe rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 15.03-26.05.2024 janë pranuar para të dyshuara të falsifikuara/monedha në vlerë rreth 406 euro. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, rasti është duke u hetuar”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe rasti është raportuar në Policinë e Kosovës me datë 05.06.2024 në orën 10:50.