Polonia dërgon trupa në kufi, e akuzon Bjellorusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore

Polonia ka dërguar me shpejtësi trupat e saja në kufirin e saj lindor pasi e akuzoi Bjellorusinë, aleatin më të ngushtë të Rusisë, për shkeljen e hapësirës ajrore të saj me helikopterë ushtarakë.

Ushtria bjelloruse mohoi çdo shkelje të tillë dhe e akuzoi Poloninë, anëtare e NATO-s dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Ukrainës në konfliktin e saj ushtarak me Rusinë, për shpikjen e akuzës për ta justifikuar grumbullimin e trupave të saj.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, më herët ishte tallur me Poloninë për praninë e mercenarëve rusë të ëagner pranë kufirit të tyre të përbashkët.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka thënë se po dërgon “forca dhe burime shtesë, duke përfshirë helikopterë luftarakë” duke shtuar tha se e ka informuar NATO-n për shkeljen e kufirit dhe i ngarkuari me punë i Bjellorusisë është thirrur për të dhënë një shpjegim.

Ushtria polake fillimisht mohoi të kishte ndodhur ndonjë shkelje kufitare, por më vonë, pas konsultimeve, tha se ndërhyrja ndodhi “në një lartësi shumë të ulët, e vështirë për t’u kapur nga radarët”.

Ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë, duke shkruar në Telegram, tha se Varshava zyryare ka ndryshuar mendje për incidentin “me sa duket pasi ishte konsultuar me zotërit e saj jashtë shtetit”.

Banirët që jetojnë rreth fshatit lindor polak të Białoëieża, afër kufirit me Bjellorusinë, kanë shkruar në mediat sociale për ato që ata thanë se ishin shkelje kufitare përpara se ministria e mbrojtjes ta lëshonte deklaratën e saj.

Bjellorusia e lejoi presidentin rus, Vladimir Putinin, ta përdorte territorin e saj si pikënisje për pushtimin e Ukrainës, mirëpo Lukashenko nuk i ka angazhuar trupat e tij në luftë.

Ish shteti sovjetik ka një histori të gjatë armiqësie me Poloninë, ashtu sikurse edhe Rusia.

Javën e kaluar, Putini e akuzoi Poloninë për ambicie territoriale ndaj Bjellorusisë dhe tha se do ta konsideronte çdo sulm ndaj fqinjit të saj si një sulm ndaj vetvetes.

Më herët të martën, Lukashenko, duke u tallur, i tha Polonisë se duhet ta falënderojë atë për mbajtjen nën kontroll mercenarët e ëagner të vendosur tani në Bjellorusi pas një rebelimi të dështuar kundër Kremlinit muajin e kaluar.

Një numër i papërcaktuar i luftëtarëve të ëagner-it janë zhvendosur në Bjellorusi dhe kanë filluar stërvitjen e ushtrisë së Lukashenkos. Polonia tashmë ka filluar me lëvizjën e më shumë se 1000 trupave të saj më afër kufirit me Bjellorusinë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala