Policia shqipton gjoba dhe konfiskon 17 motoçileta e skuterë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024” në Ferizaj.

Sipas një komunikate për media, gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Brenda 24 orëve të fundit në Ferizaj, Policia ka shqiptuar 34 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 17 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetet në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm”- thuhet në komunikatë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, Policia i fton qytetarët të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.