Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia shqiptoi më shumë se 800 tiketa për shkelje të masave kundër COVID-19

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 829 tiketa apo gjoba ndaj personave të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Nga data 6 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja të parandalimit të përhapjes së coronavirus.

Me ligjin për pandeminë, Policia e Kosovës obligohet që të gjobis të gjithë qytetarët apo bizneset të cilët nuk respektojnë masat e hyra në fuqi.

Nga fillimi i javës ( e hënë 5 prill) deri më sot, janë shqiptuar nga ana e Policisë së Kosovës 4 mijë e 181 gjoba ndaj qytetarëve që nuk kanë respektuar masat.

Masat e hyra në fuqi nga data 6 prill do të vazhdojnë deri më datë 18 prill.