Ilustrim - Policia në aksion

Policia shpërndan tubimin me 200 persona në Vushtrri në kohë pandemie

Policia në rajonin e Vushtrrisë ka intervenuar gjatë ditës së djeshme në një tubim i cili në kohë pandemie ishte organizuar nga një person i dyshuar.

Në bazë të vendimit të Qeverisë për masat kundër COVID-19, tubimet janë të ndaluara.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 16:00, policia ka bërë arrestimin e të dyshuarit, i cili kishte bërë organizimin, dhe kishte tubuar rreth 200 njerëz, duke rënë kështu në kundërshtim me masat e lëshuara nga Qeveria e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.