Ilustrim

Policia shënjestron qendrat tregtare në Prizren, mbyll lokale e shqipton gjoba

Grumbullimi dhe mos respektimi i udhëzimeve për mbajtje të distancës dhe maskave ka vënë në aksion Policinë dhe Inspektoratin.

Gjatë mbrëmjes së djeshme duke filluar nga ora 20:00 Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Komunës së Prizrenit dhe Inspektorët Sanitar kanë ndërmarrë një operacion në dy qendrat tregtare, “Abi Çarshia” dhe “Galeria” që të dy këto qendra gjenden në rrugën “Ekrem Rexha“ në afërsi me njëra tjetrën.

Policia dhe Inspektorati gjatë operacionit kanë gjetur parregullsi dhe kanë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”.

Kurse gjithashtu janë shqiptuar edhe 5 dënime për subjekte në shumën prej 500 Euro, si dhe dy dënime për persona fizik me nga 50 Euro.

Gjithashtu Policia dhe Inspektorati kanë shqiptuar fletëparaqitje për 46 persona për mos mbajtje të maskës mbrojtëse, ndërkohë këto flet paraqitje dërgohen tek Inspektorati Komunal të cilat do të shndërrohen në gjoba.

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur incidente, ndërsa ka paralajmëruar aktivitet dhe operacione të ngjashme edhe në ditët në vazhdim.

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dje kishte njoftuar se Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11 mijë e 824 fletëparaqitje të cilët janë dërguar tek Inspektorati Sanitar dhe më pas këto fletëparaqitje do të bëhen gjoba.

Dje janë konfirmuar 224 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 9 viktima brenda 24 orëve.

Nga këto komuna janë 224 rastet e reja me COVID-19