
Pika kufitare Kosovë- Serbi në Jarinjë - Foto: KALLXO.com
Policia serbe liron zyrtarin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) njofton se punonjësi i këtij institucioni është liruar pas tri orësh intervistim nga policia serbe.
Zyrtari i BKS-së i nacionalitetit serb, Milan Vukashinoviq është ndaluar dje në pikën kufitare Jarinje.
Byroja Kosovare e Sigurimeve në reagimin e saj kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të bëjnë presion mbi Serbinë që mos të ndodhin raste të tilla.
Arrestohet në Jarinjë punëtori serb i Byrosë Kosovare të Sigurimeve
“Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin maltretimet e tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla”, thuhet në reagimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve./21Media