BKS

Mazreku: Kosova me numrin më të ulët të automjeteve të paregjistruara në dy dekada

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se vendi aktualisht ka numrin më të ulët të automjeteve të paregjistruara që nga përfundimi i luftës.

Sipas Mazrekut, angazhimi i Policisë së Kosovës dhe vendosja e letrave ngjitëse në automjete ka ndikuar në uljen e automjeteve të paregjistruara.

“Angazhimi jonë i madh tashmë po jep rezultate konkrete, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka rënë dukshëm” – ka thënë drejtori Mazreku.

Mazreku ka theksuar se ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara krijon mundësinë që Kosova të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Nga të dhënat zyrtare të prezantuara nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, aktualisht numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë është 4,8% nga rreth 30 sa ka qenë më parë.

Që nga marsi i këtij viti e deri në korrik mbi 117 mijë letra ngjitëse (stikera) janë vendosur në mjetet motorike në Kosovë. Kjo është bërë përmes projektit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Ministrisë së Infrastrukturës me qëllim identifikimin e mjeteve motorike të paregjistruara.

Prej marsit u vendosën 117 mijë letra ngjitëse në mjetet motorike në Kosovë