Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia: Raportohen shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Shtatë raste të reja të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e raportit policor.

Në Fushë Kosovë dje  më 26.05.2024 një person ka raportuar në polici se një një i dyshuar ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Në konsultim me prokurin është inicuar rasti, dhe pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policiës.

Ndërkaq, sipas policisë, një grua “me probleme mendore” më 26.05.2024 ka sulmuar një burrë në Istog dje rreth orës 08:30.

Siç bënë të ditur policia, pasi prokurori i ka shqiptuar masën e ndalimit, e dyshuara është dërguar në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Pejë, më 24.05.2024 rreth orës 23:00 në mbrëmje ku një burrë është arrestuar nga policia pasi që kishte ushtruar dunë fizike  ndaj një gruaje tjetër. Në një komunikatë të policisë thuhet se pas  intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, po ashtu, është arrestuar një burrë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër. Policia njofton se me vendim të prokurorit, tashmë i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa rasti ka ndodhur dje më 26.05.2024 në orën 18:00.

Policia tutje njofton, se një burrë tjetër është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Obiliq më 17.05.2024.

Siç bënë të ditur policia, dje më 26.05.2024 një grua në Gjakovë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga një burrë. Pasi janë intervistuar palët, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Ndërkaq, një burrë në Rahovec dje më datë 26.05.2024 ka raportuar në polici një grua pasi që e njëjta sipas policisë kishte dhunuar fizikisht një grua tjetër. E dyshuara sipas policisë është në kërkim, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.