Aksident me fatalitet në Prishtinë

Policia: Po hetohet rasti i aksidentit fatal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po hetohet rasti i aksidentit fatal që ndodhi në Prishtinë, më 26.02.2024.

Ngasësja e automjetit u arrestua pasi dyshohet se duke drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin, i cili më pas ka vdekur.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”- thuhet tutje në raportin policor.

Prokuroria ka konfirmar se e arrestuara është dërguar në mbajtje.

“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani”, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuares. E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh” – tha për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.