Policia në Pejë kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në tentativë

Policia në rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për një rast të vrasjes në tentativë.

Policia ka njoftuar se personi i cili është shpallur në kërkim është Kapllan Dreshaj, 32 vjeçar nga Peja.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët të cilët kanë informacione mund të kontaktojnë policinë në numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: [email protected].