Policia në Mitrovicë të Jugut, fushatë me moton: “Mos rrezikoni fëmijët tuaj”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut është duke realizuar një fushatë vetëdijësimi për drejtuesit e automjeteve.

Krahas shpëndarjes së fletushkave me moton “Mos rrezikoni fëmijët tuaj”, policia po i informon shoferët për dënimet që mund t’u shqiptohen në rast se kanë fëmijë të ulur në plehër gjatë vozitjes.

Gjoba në këso raste është në shumën prej 400 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për gjashtë muaj si dhe pesë pikë negative.

“Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon  drejtuesit e mjeteve  për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, përkatësisht Neni 189.10  dënohet për kundërvajtje shoferi i mjetit i cili gjatë drejtimit të mjetit mban të ulur në prehrin e tij në timon ndonjë person tjetër, me gjobë prej katërqind (400) euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej gjashte (6) muaj, si dhe pesë (5) pikë negative”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kjo fushate u zhvillua më 05.06.2024.