Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Policia në Ferizaj shqipton mbi 1500 gjoba brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt, javën që shkoi ka shqiptuar 1515 gjoba kundërvajtëse, ka hequr 22 patentë shoferë dhe ka konfiskuar 5 vetura.

Në komunikatën e Policisë thuhet se këto kundërvajtje janë shqiptuar nga data 20.05.2024 deri më 26.05.2024.

Sipas Policisë, përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 31 aksidente, prej tyre 15 me lëndime në njerëz dhe 16 aksidente me dëme materiale.

Me këtë rast, Policia ka bërë një apel.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326 & 0290/322-046. Të dhënat tuaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Duke i ftuar qytetarët për bashkëpunim, Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalim të aksidenteve në komunikacion.