Policia në Ferizaj lanson aplikacionin, “Lajmëro Policinë” për raportim të rasteve të krimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka prezentuar aplikacionin, “Lajmëro Policinë” i cili u mundëson qytetarëve raportimin e rasteve në Polici.

Nënkoloneli, Basri Shabani ka thënë se përmes kësaj platforme qytetarët kanë një alternativë të re dhe të pakufizuar në kohë për raportim të rasteve.

“Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet  dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

DRP në Ferizaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të raportojnë krimin përmes këtij aplikacioni.