Ilustrim. Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Policia konfiskon në Leposaviq një armë me leje të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Leposaviq, më 17.03.2024.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm.

Leja e armës, siç njofton Policia, ishte e lëshuar nga Serbia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të jetë në procedurë të rregullt.