Policia konfirmon incidentin në Leposaviq, shtënë me armë për të neutralizuar rrezikun

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Bistricë të Leposaviqit, në tentim për t’i netrualiuzuar.

Kjo ka ardhë pasi që vetura në fjalë kishte goditur veturën e Policisë dhe kishte tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka konfirmuar poashtu se njësiti policor ka qenë i caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe parandalimin e krimit e kontrabandës.

Tutje është thënë se personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.