Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur të dyshuarin për vrasjen e sotme (FOTO)

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin Atila Yaldirim, shtetas turk, në lidhje me vrasjen e sotme, e cila ndodhi në rrugën “Bekim Fehmiu”, në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

Atila Yldirin, i kërkuari nga Policia e Kosovës