Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për një vjedhje në Prishtinë (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të dy personave të dyshuar. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një vjedhje që ka ndodhur më 05.02.2024 në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 14.06.2024.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.