Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 29-vjeçari nga Shtërpca

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një qytetari nga Bitia e Epërme e Shtërpcës, i cili është shpallur person i zhdukur.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i zhdukur është Goran S. Kociç, i lindur më 1994.

Për zhdukjen e tij Policia është njoftuar më 12 maj rreth orës 7:50.

Që nga dita e raportimit, ekipet e Policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor i Kosovës, janë në kërkim të personit të zhdukur.

Të gjithë ata që kanë informacione që ndërlidhen me këtë rast ftohen ta njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”.