Policia jep detaje për aksidentin ku u rrokullis një veturë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur para pak orësh në kryqëzmin që lidh rrugën “Bajram Kelmendi” me atë “Mustafë Hoxha” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se nuk ka ndonjë të lënduar nga ky aksident.

Ajo ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe se bazuar në të dhënat fillestare është raportuar vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bajram Kelmendi me rrugën Mustafë Hoxha në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Foto: KALLXO.com