Ilustrim Foto: Policia e Kosovës

Policia: I mituri lëndohet me armën e axhës së tij në Malishevë

Një i mitur është lënduar aksidentalisht nga arma e axhës së tij ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Pagarushë të Malishevës, më 01.03.2025.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës së tij”.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit -pistoletë është konfiskuar nga njësiti policor.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” – njofton Policia.