Policia gjobit 649 qytetarë, thyen rregullat anti-COVID

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar 649 tiketa për shkelje të rregullave anti COVID-19.

Me ligjin për pandeminë, Policia e Kosovës obligohet që të gjobis të gjithë qytetarët apo bizneset të cilët nuk respektojnë masat e hyra në fuqi.

Policia e Kosovës, bazuar në vendimet e qeverisë për respektimin e masave mbrojtëse për COVID-19, bashkë me inspektorët komunal janë angazhuar që të monitorojnë dhe vëzhgojnë lokacionet të cilat frekuentohen nga qytetarët.