FOTO: Policia e Kosovës/Facebook

Policia e Kosovës publikon emrat e gjashtë të pandehurve për Krime Lufte

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka publikuar një urdhër për  Shpalljen në Kërkim të gjashtë të pandehurve për veprën penale: Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personat e shpallur në kërkim janë:

 

  1. AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960

 

  1. DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967

 

  1. JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961

 

  1. PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969

 

  1. RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974

 

  1. RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974

 

Po ashtu, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta lajmërojnë policinë në rast se kanë inoformata për vendodhjen e personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotot e personave të kërkuar.

 

FOTO: Policia e Kosovës/Facebook
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.

 

FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook

 

FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook