Policia në aksion, kontrolle transportit publik

Policia Rajonale e Prizrenit në bashkëpunim me patrullat e stacionit policor në Prizren, Dragash, Mamushë, dhe Suharekë kanë ndërmarrë një aksion lidhur me zbatimin e urdhrit operativ për kontrollin e transportit publik.

Sipas njoftimit për media nga ana e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë aksionit janë shqiptuar mbi 500 gjoba.

“Gjatë pikave të kontrollit dhe lokaleve te kontrolluara janë shqiptuar 380 gjoba për kundërvajtje të trafikut, ndërsa për masat anti COVID-19 janë shqiptuar 200 gjoba” thuhet në njoftimin për media nga ana e Policisë së Kosovës.

Po ashtu nga ana e Policisë është bërë e ditur se këto aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe më tutje.

Bazuar në raportin e Institutit të Shendit Publik gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shënuar 236 raste pozitive me COVID-19.