Foto: Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin me kallashnikov në veturë

Një person i dyshuar në Istog është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar pasditen e djeshme, pasi tej i njëjti gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me dy karikator, 30 copë fishekë, dhe një radiolidhje për komunikim.

Në njoftimin e policia thuhet se i dyshuari për armëmbajtje pa leje, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.