Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia arreston në Vushtrri të dyshuarin bixhoz të paligjshëm

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollimit të lokalit të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri aparate të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, pas intervisitmit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.