Polici qëndron në rrugë pa maskë në mes të Ferizajt - FOTO

Policët e Kosovës gjatë ditës shqiptojnë mesatarisht 1000 gjoba për qytetarët që nuk vendosin maskë për mbrojtje nga coronavirusi, por jo të gjithë policët i respektojnë këto rregulla.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com, një foto të një zyrtari policor në Ferizaj, që shihet se ai po qëndron pa maskë në rrugë.

Në foto shihet se ai e ka maskën, por nuk e ka vendosur si duhet sipas rregullave si dhe është duke biseduar me kolegun e tij në afërsi dhe nuk është duke mbajtur distancë prej 2 metra.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1,180 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë vendosur maskat apo nuk i kanë respektuar masat e tjera për mbrojtje nga COVID-19.

Maskat janë obligative në Kosovë dhe për mosmbajtjen e tyre gjoba fillon nga 35 euro. Në vend sot janë shënuar 284 raste të reja me COVID-19, kurse dje ishin shënuar 281.

KALLXO.com po ashtu dje ka raportuar se një polic pa maskë ka shqiptuar gjobë ndaj një qytetari.

FOTO – Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë